Gazeta Express dhe Televizioni T7, kanë njoftuar se të prekur thellësisht nga tërmeti shkatërrimtar që ndodhi mëngjesin e sotshëm në Durrës dhe rrethinat e tij, dhurojnë donacion 10 mijë euro për të prekurit nga kjo tragjedi.
“Po ashtu, ftojmë të gjitha bizneset kosovare që të bashkohen në një aksion humanitar në këto ditë të rënda për familjet dhe gjithë popullin shqiptar. Mediumi më i madh në Kosovë, MediaWorks – në kuadër të së cilit janë dy mediat; Gazeta Express dhe Televizioni T7 – nuk mund të jetë indiferent përballë kësaj tragjedie që ndodhi në shtetin shqiptar, përkatësisht në Durrës dhe rrethinë”, thuhet në njoftim.
Prandaj, Bordi Editorial i mediumit, ka vendosur që t’i dhurojë 10 mijë euro donacion për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
“Të vetëdijshëm që kjo është një shumë minimale dhe e papërfillshme përballë kësaj tragjedie të madhe, ftojmë edhe kompanitë tjera në Kosovë dhe viset tjera shqiptare që të mos hezitojnë dhe të kontribuojnë me mjete financiare. Është nevojë e jashtëzakonshme që të gjitha bizneset shqiptare të bashkohen në këtë aksion dhe të kontribuojmë në këto ditë të rënda për familjet e viktimave dhe për njerëzit që mbeten pa kulm mbi kokë”, thekson kumtesa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.