Të paktën 10 persona kanë vdekur në një aksident afër Slavonski në Koraci dhe mbi 40 persona janë shtrirë në spital.
Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që ishte duke bartur mërgimtarët nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër.
Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.
Fatkeqësisht, mes të vdekurve është shoferi ‘tjetër’, i cili nuk po voziste autobusin në atë kohë, raporton ky medium.
Shefi i stacionit të policisë rrugore të Slavonski Brod, Franjo Galiq the se ky aksident ishte nga më të rëndët që ka parë ai.
“Ka të paktën 10 të vdekur. Nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të lënduarve”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.