×
  • Lajme
  • Lajme

    Mefi i VV-së komenton takimin e Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 21:27

    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka komentuar takimet e sotëm në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci ka thënë se se dialogu i viteve të kaluara kishte në qendër ndarjen e Kosovës, e në të sotmin flitet për njohje reciproke në qendër të marrëveshjes, shkruan Reporteri.net.

    “Kur thonë që kemi degraduar nga dialogu politik në dialog teknik, vetëm ta kemi parasysh që dialogu politik që kishim para disa viteve në qendër kishte projektin e ndarjes së Kosovës dhe amnistimin e krimeve të luftës. Ndërkaq sot po flasim për nevojën e padiskutueshme për njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes dhe respektimin e parimit të reciprocitetit. Në fakt, largimi nga këto dy të fundit do të ishte degradim”, ka shkruar Bajqinovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!