Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se viti 2021 është përmbyllur me përqindjen më të lartë të shpenzimit të buxhetit që kishte pasur ndonjëherë ministria që ai udhëheq.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka shtuar se po ashtu është siguruar buxheti më i madh ndonjëherë dhe se 103 milionë euro janë në dispozicion të FSK-së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Mehaj ka theksuar se buxheti i shpenzuar për vitin 2021 për 96%.
“Vitin 2021 e mbyllëm me përqindjen më të lartë të shpenzimit të buxhetit, që kishte pasur ndonjëherë Ministria e Mbrojtjes, ndërsa për vitin 2022 me përkarhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kemi siguruar buxhetin më të madh që kemi pasur ndonjëherë, 103 milionë euro janë në dispozicion të ushtrisë tonë. Këtu e gjeni krahasimin dhe totalin e shpenzimit të buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes për tre vitet e fundit: Viti 2019 buxheti i shpenzuar = 85 % Viti 2020 buxheti i shpenzuar = 86 % Viti 2021 buxheti i shpenzuar = 96 %”, ka shkruar ai.
Ministri Mehaj ka potencuar se kjo është rruga e vetme drejt suksesit.
“Progresi i arritur dhe përkushtimi i treguar në udhëheqje e qeverisje për 9 muajt e kaluar, do të na karakterizojë edhe në vitet në vijim, madje me intenzitet edhe më të lartë, kjo është rruga e vetme e suksesit. Faleminderit për besimin e dhënë dhe për mbështetjen e vazhdueshme! Vazhdojmë e rrugëtojmë së bashku drejtë sukseseve të reja!”, ka shkruar Mehaj. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.