×
  • Lajme
  • Lajme

    Mehaj për ngjarjen në Tetovë: Kemi ofruar të gjitha kapacitetet tona për tejkalimin e kësaj tragjedie

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 9:07

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Tetovë.


    Mehaj ka thënë se homologes së tij Jankovska dhe kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifit i ka ofruar të gjitha kapacitet tona në mbështetje të Shtabit Emergjent për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës.

    “Me dhembje të madhe, shpirt e mendje me Tetovën! Ministres së Mbrojtjes, Radmila Shekerinska – Jankovska dhe kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit, përveç ngushëllimeve më të thella, i kam ofruar të gjitha kapacitetet tona në mbështetje të Shtabit Emergjent, për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës. Familje të viktimave dhe të lënduarave, në këto momente shumë të rënda, jemi me ju!”, ka shkruar Arifi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!