×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat austriake: I dyshuari kryesor për sulmin terrorist në Vjenë quhet Kujtim, u betua për besnikëri ndaj ISIS

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 11:09

    Pas sulmit të përgjakshëm terrorist në mes të qytetit të Vjenës të hënën në mbrëmje, i dyshuari kryesor, i cili me sa duket kishte njoftuar aktin në internet, tani është identifikuar.


    Sipas mediave austriake i dyshuari është një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut me shtetësi austriake, transmeton Reporteri.

    I dyshuari i cili është identifikuar si Kujtim F. dhe që raportohet se ka prejardhje shqiptare,  kishte disa dosje penale dhe ishte liruar nga burgu në dhjetor të vitit 2019.

    Mbështetësi i ISIS, i cili ishte i armatosur me një pushkë e AK-47, u qëllua nga njësia speciale WEGA pranë Ruprechtskirche pas aktit terrorist.

    Siç shkruan gazeta austriake “Krone” bazuar në burime të saj,  Kujtim F. ishte betuar për besnikëri kreut të ri të milicisë terroriste IS, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi, pak para akteve të përgjakshme.

    “Ai ishte pajisur me  një armë automatike të gjatë, një pistoletë dhe një hanxhar për të kryer këtë sulm të neveritshëm ndaj qytetarëve të pafajshëm”, tha Ministri i Brendshëm Karl Nehammer. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!