Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka komentuar dorëheqjen e Isa Mustafës.
Ajo ka theksuar se ka qenë shumë e habitshme për të kur Isa Musfafa është zgjedhur kryetar i partisë më të vjetër në vend.
“Për mua ka qenë shumë e habitshme kur është bërë Mustafa kryetar, kam thënë se nuk bën sepse është një anti Rugovë i hapur – kurrë s’ka qenë LDK. Një LDK ta durojë një kryetar 10 vjet që kurrë s’ka qenë LDK dhe një anti Rugovë, kjo është pak sa e habitshme”, ka deklaruar Tërmkolli në Klan Kosova.
Ajo ka kritikuar edhe Vjosa Osmanin duke thënë se e kreu misionin për shkatërrimin e LDK–së.
“Vjosa e ka kryer goxha mirë detyrën brenda LDK-së. Detyrën që ua kam thënë. Krejt këto që po i them nuk ua kam thënë sot. Janë 10 vjet e më shumë. Veç ndoshta po i përmbledhim herë pas here. Edhe jo që vetëm i them, por edhe jam munduar të veproj. Por, kur s’ke me kënd të veprosh nganjëhere ashtu”.
“Vjosa e kreu mirë misionin e saj në shkatërrimin e LDK-së. Pse erdhi Vjosa Osmani, si është bërë ? Nga një që s’ka pasur fort lidhje me LDK-në. Një profitere shkurt. Sepse dihet që në LDK si formohen personalitetet, çka japin.Ajo në njëfar mënyrë ndikoi në realizimin e misionit të saj në favor të Albin Kurtit, në favor të një të majte”.
“Po a ka ma katastrofë? Ajo ma merr tash flamurin e Ibrahim Rugovës edhe ma valëvit midis çykës marksizmit-leninizmit.Dhe tash ajo në atë listë mund të shes përralla se është për ndryshim. Ndryshim po, po çfarë?”, deklaroi ajo.