×
  • Lajme
  • Lajme

    Meloni sot po qëndron në Serbi për vizitë, temë diskutimi me Vuçiqin do ta ketë edhe dialogun

    Reporteri
    03 Dhjetor 2023 | 12:34

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni po qëndron për vizitë në Serbi ku do të pritet në një takim nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

    Siç bën të ditur, zyra për media e Vuçiqit pas pritjes së saj ceremoniale në orën 14:15, pason takimi mes dy liderëve.

    Vuçiq dhe Meloni më pas do të kenë një takim tete-a-tete, pas së cilës janë planifikuar deklarata për media, shkruan Tanjug.

    Sipas Vuçiqit, temë bisede mes tyre do të jenë edhe negociatat Kosovë-Serbi, si dhe “bashkëpunimi dypalësh mes dy vendeve dhe marrëdhëniet ekonomike”.

    Vuçiq kishte pretenduar se “vizita e Melonit është e rëndësishme për marrëdhëniet tona politike dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për përparimin e Serbisë në rrugën drejt BE-së, por edhe sepse Italia është partneri i dytë më i rëndësishëm i Serbisë në Bashkimin Europian dhe në përgjithësi, partneri i tretë më i rëndësishëm i Serbisë”.

    Kjo është vizita e parë e Melonit në Serbi që prej zgjedhjes së saj si kryeministre e Italisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!