Xhudistja, Majlinda Kelmendi, i dha sot fund karrierës si sportistja më e suksshme kosovare.
Me plotë 46 medalje të fituara, prej tyre 29 të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta, Majlinda u pensionua me ceremony shtetërore të organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Për pensionimin e Kelmendit ka folur edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili ka vlerësuar lartë sukssesin e xhudistes nga Peja.
“Të uroj shumë fat në karrierën tënde të re, si trajnere e xhudos, e së bashku me Tonin presim edhe shumë kampionë nga duart tuaja.
Për ne, do të mbetesh gjithmonë e arta e jonë e parë Olimpike, ambasadorja më e suksesshme e shtetit tonë dhe frymëzimi i brezave të rinj të sportisteve e të sportistëve.
Faleminderit, kampione!”- ka shkruar ndër të tjera kreu i PDK-së, postimin e të cilit e gjeni me poshtë.
Majlinda Kelmendi do të vazhdoj karrirën si trajnere e xhudos në bashkëpunim me Driton Kukën./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.