×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi ia përmend ikjen Arben Vitisë: A mund të thuash që s’do ta lësh Ministrinë e Shëndetësisë?

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 17:51

    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është shprehur i zhgënjyer me ministrin Arben Vitia.


    Ai i ka përmendur Vitisë premtimin për vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit, derisa e ka pyetur atë se a do të qëndrojë deri në fund të mandatit apo do ta lë punën e ministrit në gjysmë.

    Kjo pasi që Vitia është përmendur si kandidatë i mundshëm për kryetar të Prishtinës.

    “Unë besoj që vaksinat do të vinë dhe jam me shpresë që do të vinë me numër më të madh se ato që i ka negociuar zoti Zemaj. Por unë e kam edhe një çështje. Njëherë keni thënë se na keni lënë punën në gjysmë. Ty të ka mbet puna në gjysmë. Unë mendoj që përsëri ke me e lënë punën në gjysmë. Deri në fund të vitit keni thënë që do t’i vaksinoni 60 për qind të qytetarëve. Nuk është fer që e merr përgjegjësinë dhe në fund e len betejën me pandeminë në gjysmë. Nëse e ke marrë këtë përgjegjësi duhet me e kry deri në fund, nuk ka nevojë pastaj me fol për dorëheqje, rruga që përgjysmohet me vullnetin tënd është e keqe”, ka deklaruar ai.

    Krasniqi është shprehur i zhgënjyer me ministrin Arben Vitia, duke thënë se ai duhet të jetë në krye të procesit të vaksinimit, e jo në krye të jetë sekretari i ministrisë.

    “Jam i zhgënjyer që nuk jeni në krye të detyrës për ta marrë vaksinën. Mirë është me qenë kryeministri por nëse nuk është ai, duhet të jesh ti ministër”, ka thënë ai.

    Krasniqi po ashtu ka thënë se nuk është koha e arsyetimeve por e punës, derisa ka kritikuar deputetët të cilët kanë deklaruar se numri i vdekjeve nga COVID-19 është zvogëluar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!