×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi infektohet për së dyti me COVID-19

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 20:25

    Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është infektuar përsëri me COVID-19.

    Kështu ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Krasniqi ka njoftuar se edhe pse ka marrë dy dozat e vaksinës anti-COVID, po përballet përsëri me infektimin e dytë nga koronavirusi.

    “Edhe pse e kam kaluar Covid-19 ne vjeshten e vitit 2020 dhe kam marre dy doza te vaksines me pas, ende pa kaluar 6 muaj nga vaksina e dyte, tash po perballem edhe me infektimin e dyte nga ky koronavirus. Duke ju uruar te gjitheve shendet, ju ftoj qe te kujdeseni per veten dhe njeri-tjetrin, tash kur jemi ne valen e re te shperndarjes se variantit Omicron te Covid-19”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!