×
  • Lajme
  • Lajme / I përgjigjet Abdixhikut

    Memli Krasniqi insiston për qeveri të ish-opozitës: Numrat janë, unë i siguroj 10 vota të pakicave – pa Listën Serbe

    Reporteri
    12 Qershor 2025 | 13:02

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria e Unitetit e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës është e vështirë të jetësohet, pasi Krasniqi tha se ky propozim fillimisht është refuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Kreu i PDK-së, u shpreh se ideja e qeverive të tilla nënkupton që të gjitha palët të jenë në tavolinë dha ta diskutojnë

    “Nuk e kam parë planin me të thënë të drejtën, për sa i përket propozimit unë jam deklaruar disa herë , një propozim i tillë për të pasur mundësinë e trajtimit serioz para se gjithash duhet me u shpreh të gjitha palët që kanë vullnetin dhe automatikisht që lëvizja Vetëvendosje e ka refuzuar mua më vjen keq që një gjë e tillë automatikisht bëhet e pamundshme. Sepse ideja e qeverive të tilla nënkupton që të gjitha palët të jenë në tavolinë dha ta diskutojnë”, ka thënë Krasniqi

    “Në momentin kur mungon Vetëvendosja i bie që kthehemi të propozimi që e kemi dhënë si PDK, qeveria e partive të ish opozitës. Unë gjithmonë jam i hapur për ta diskutuar qeverinë që do ta krijonim si PDK me LDK-në AAK-në dhe Nismën dhe një gjë të tillë jo vetëm që e kemi vullnetin por e kemi edhe përkushtimin për ta jetësuar nëse edhe LDK e ka vullnetin e tillë”, tha Krasniqi për rtv21.

    Ai madje garantoi se nëse LDK do ta pranonte propozimin e tyre, ai personalisht do t’i siguronte 10 votat nga partitë e minoriteteve pa përfshirë Listën Serbe.

    “Numrat i kemi sepse matematika është kokëfortë, nëse LDK i ka 19 deputetë që e votojnë qeverinë e opozitës së kaluar atëherë numrat i kemi sepse bëhemi 51 dhe unë marr përsipër me i pas edhe 10 vota tjera nga partitë minoritare, po jo nga Lista Serbe, kështu që matematika është shumë e thjeshtë , numrat janë nëse ka vullnet nëse s’ka vullnet numra s’ka kurrë “, u shpreh Krasniqi.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shpalosur sot planin e LDK-së për një qeveri gjithpërfshirëse, pasi siç ka thënë ai as partia që ka qenë në pushtet e as partitë e ish-opozitës nuk e kanë shumicën.

    Abdixhiku në një konferencë për media ka thënë se partitë politike duhet të ulen dhe të punojnë bashkë në këtë drejtim.

    “Nuk duhet ta trajtojmë qytetarin tonë si një leckë prej votash që duhet ta trajtojmë çdo katër vjet, e të mos kemi asnjë lloj përgjegjësie. Le të ulemi bashkë, le të punojmë bashkë, le të emancipohemi dhe edukojmë dhe përmes këtij procesi edhe e reformojmë skenën politike të Kosovës.

    Në një kohë të cinizmit e konfuzionet, ne zgjedhim të besojmë se përgjegjësia është ende e mundur, që shteti nuk është as pronë e partive por është trashëgimi dhe detyrim i qytetarëve, që krizën që po e kalojmë tani, nuk është fundi, por është një mundësi e shkëlqyeshme, për të pasur një fillim të mirë”, tha Abdixhiku.

    Abdixhiku shpalos planin 15 pikësh të LDK-së për Qeverinë e Unitetit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!