Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Menli Krasniqi ka qëndruar sot në Vushtrri, për ta uruar Kryetarin e zgjedhur, Ferit Idrizi, për fitoren e madhe të 14 nëntorit.
Krasniqi ka thënë se tani, koha është që qytetit dhe qytetarëve të Vushtrrisë t’u kthehen punët e mira dhe investimet.
“Këtë më së miri do ta bëjë Ferit Idrizi, një personalitet që nuk u ndalë asnjëherë së besuari në vlerat e Vushtrrisë dhe i cili jeton tash e sa dekada me hallet e përditshme të bashkëqytetarëve të tij.”, ka thënë Krasniqi.
“Falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët e Vushtrrisë për besimin në Partinë Demokratike të Kosovës. Feriti do të jetë Kryetar i të gjithëve, pa dallim, për ta kthyer shpresën e qeverisjen e mirë në Vushtrri – çfarë e meritojnë qytetarët e saj.”, ka përfunduar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.