Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi.
“Sot, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë. Ngushëllimet më të sinqerta Presidentit Thaçi, familjes Thaçi dhe mbarë kombit shqiptar. Haxhi Thaçi ishte më shumë se një prind – ai ishte një shtyllë e fortë e vlerave atdhetare, një njeri i urtë dhe fisnik, i cili la pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë tonë. U prehtë në paqe!”, ka shkruar kreu i PDK-së në faqen e tij në Facebook.
Haxhi Thaçi ka vdekur sonte. Ai ishte duke u trajtuar në Klinikën Interne në QKUK prej disa javësh, dhe gjendja e tij ishte e rënduar.
Kujtojmë se Hashim Thaçi, para tre dite ishte lejuar nga Gjykata Speciale për ta vizituar babanë e tij që ishte i shtrirë në QKUK. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.