Kryetari i Partisë Demokratikë të Kosovës, Memli Krasniqi ka porositur Qeverinë e Kosovës që tek çështjet e energjisë nuk duhet të bëhet asnjë veprim pa u koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Krasniqi këtë deklaratë e ka bërë në emisionin “Politiko” në Kanal 10 teksa po diskutohej për një vjetorin e Marrëveshjes së Washingtonit. Ai ka thënë se PDK konsideron që kjo marrëveshje është obligative për Kosovën.
“Energjia nuk është vetëm çështje ekonomike, është çështje edhe e sigurisë. Tek çështja e energjisë dhe gazit asnjë veprim nuk duhet të bëhet pa qenë në koordinim të plotë me SHBA-në, pa qenë në koordinim 100% me ta. Kjo është Alfa dhe Omega. Ne po flasim për cështje të sigurisë kombëtare, qoftë SHBA, Kina, Irani çështjen e energjisë e kanë çështje të sigurisë kombëtare”, tha Krasniqi, shkruan Reporteri.net.
Asnjë veprim sipas tij jo vetëm për gazsjellës por as për qymyr e energji të ripërtëritshme nuk duhet të ndodhë pa këshillat e SHBA-së.
Krasniqi ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë që kryeministri të jetë më i sinqertë me të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.