×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi i tij

    Memli Krasniqi: Rritje e pandalshme e PDK-së kudo ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë në mërgatë

    Reporteri
    07 Korrik 2024 | 18:59

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se në Baden Württemberg të Gjermanisë mbajtën Kuvendin e parë zgjedhor ku kryetar është zgjedhur Shahin Dervishaj, shkruan Reporteri.net.

    Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky Kuvend, sikur në të gjitha shtetet e tjera ku kanë themeluar degët në mërgatë, rikonfirmoi mobilizimin e madh dhe rritjen e pandalshme të PDK-së kudo ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë.

    Postimi i tij:

    Në Baden Württemberg, me pjesëmarrjen e qindra delegatëve, mbajtëm Kuvendin e parë zgjedhor në Gjermani. Shahin Dervishaj u zgjodh me unanimitet Kryetar i Degës së PDK-së parë, nga gjashtë sa kemi në këtë shtet.

    Edhe ky Kuvend, sikur në të gjitha shtetet e tjera ku i kemi themeluar deri tash degët tona në mërgatë, rikonfirmoi mobilizimin e madh dhe rritjen e pandalshme të Partisë Demokratike të Kosovës kudo ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë.

    Falënderoj të gjithë mërgimtarët për angazhimin dhe mbështetjen e Këshillit Iniciues dhe Komisonit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, që rezultoi me një organizim të shkëlqyeshëm të këtij Kuvendi, që zgjodhi edhe Këshillin Drejtues të Degës.

    Në misionin tonë për ta kthyer Kosovën në rrugën e duhur dhe të denjë për ëndrrat e fëmijëve tanë – do të jemi gjithmonë bashkë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!