Sami Lushtaku sot u rizgjodh kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj duke konfirmuar se është i “parrëzueshëm” në këtë komunë.
Por jo veç Samiu, por edhe biri i tij Mërgimi që është deputet konfirmohet se ka përkrahje të jashtëzakonshme në komunën nga vjen.
Në Kuvendin e Degës, me votim të fshehtë delegatët sot kanë zgjedhur edhe Këshillin Drejtues të PDK-së në Skenderaj, ku Mërgim Lushtaku ka dalë më i votuari, shkruan Reporteri.net.
Këtë e ka konfirmuar vet ai përmes një postimi në Facebook.
“Sot delegatët në Kuvendin e Degës, me votim të fshehtë kanë zgjedhur edhe Këshillin Drejtues të PDK-së në Skenderaj në përbërje prej 71 anëtarë. Faleminderit të gjithë delegatëve për besimin e tyre që më kanë votuar e besuar duke më nxjerrë si më të votuarin në këtë garë”, shkruan Mërgimi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.