×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës për të votuar në zgjedhjet e së dielës

    Reporteri
    13 Shkurt 2021 | 13:05

    Me pankarta në duar, e bluza me akronim të Lëvizjes Vetëvendosje, shumë bashkatdhetarë ia kanë mësyrë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen nesër (e diel), shkruan Gazeta Online “Reporteri”. 


    Numër i madh i tyre kanë votuar përmes postës, ku sipas të dhënave të deritanishme rreth 16 mijë fletëvotime kanë arritur të deponohen në Dhomën e operacionit të votimit me postë.

    Por, përveç votimeve me postë, një numër i madh i tyre kanë vendosur të vijnë në vendlindjen e tyre për të votuar.

    Në fotografitë e shpërndara nga albinfo.ch, shihet numër i madh i bashkatdhetarëve të organizuar bashkërisht, teksa mbajnë bluza me akronim të Lëvizjes Vetëvendosje./Gazeta Online “Reporteri”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!