Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përmes një letre e ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen si kryeministër i Kosovës. Merkel i ka thënë se lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe suksesi në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë janë çelës drejt rrugës për integrim evropian.
Në letër, Merkel i ka përmendur procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duke i thënë se kjo çështje kërkon vëmendjen e Kurtit.
Letra e plotë:
I dashur Kryeministër
Ju uroj ngrohtësisht për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës!
Ju dhe qeveria juaj keni përpara punë sfiduese, për çfarë vendi juaj mund të mbështetet në Gjermaninë si partner.
Pandemia e COVID-19 kërkon veprim të paprecedent nga të gjithë ne. Me reforma dhe rend dhe ligj si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeveria juaj ka identifikuar reformat e rëndësishme të kërkuara. Dialogu me Serbinë për normalizim i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian gjithashtu kërkon vëmendjen tuaj.
Suksesi në këto fusha do të jetë çelës për të konkretizuar perspektivën evropiane të vendit tuaj.
Ju uroj çdo sukses në punët përpara.
Me respekt
Angela Merkel
Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.