×
  • Lajme
  • Lajme

    Merreni çadrën me vete: Edhe sot mot me shi e bubullima

    Reporteri
    28 Maj 2021 | 7:17

    Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend dhe gjatë javës. Sipas PW’së, reshjet e shiut dhe bubullimat do të vazhdojnë edhe sot.


    28.05 – Vransira me të reshura shiu që nga orët e mëngjesit, që shoqërohen edhe me bubullima gjatë ditës. Të reshurat pritet të pushojnë deri në mbrëmje.

    29.05 – Kryesisht me diell dhe jo aq ngrohtë. Herë herë me vransira kalimtare, por pa mundësi për të reshura.

    30.05 – Paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës vransirat shtohen. Në mbrëmje priten të reshura shiu.

    31.05 – Ftohtë, kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje shiu.

    Temperaturat e ajrit gradualisht në rënie, minimalet zbresin deri në 7C në fundjavë, e maksimalet nga 25C ditën e enjte, zbresin në 17C ditën e premte, për të shënuar një rritje të lehtë në fundjavë përreth 20C.

    Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-11m/s.

    Shtypja atmosferike fillimisht në vlera të larta, e të enjten me tendencë të rënies.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!