×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për të miturin që sulmoi brutalisht gruan rome në Ferizaj

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 12:07

    Gjykata Themelore në Ferizaj në seancën e mbajtur sot ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për 17 vjeçarin që sulmoi dje gruan rome në Ferizaj, shkruan Reporteri.net.


    I mituri me inicialet  B.T, dyshohet se më  31 maj 2019 në Ferizaj, ka sulmuar të dëmtuarën Z.S. fillimisht duke e goditur nga mbrapa me grusht në kokë e pastaj në mënyrë të paskrupullt e godet me shqelma në fytyrë.

    “Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit të mitur B T.  shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për të Mitur, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit të mitur, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, njofton gjykata.

    Gruaja rome u rrah që dy herë nga të miturit, ditë më parë në Lipjan ndërsa dje në Ferizaj.

    Policia po apelon që ndaj saj mos të bëhen sulme sepse e njëjta nuk është person aspak i rrezikshëm dhe asnjëherë nuk ka qenë e implikuar një asnjë vepër penale. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!