×
  • Lajme
  • Lajme

    Merrni çadrat me vete, sot mot me shi

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 7:01

    Nga sotr pritet të rikthehen reshjet e shiu në vendin tonë.


    Mot i ftohtë dhe me reshje shiu do të jetë edhe ditën e mërkurë.

    Njoftimi:

    13.04.2021 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në vise malore me mundësi edhe për reshje bore. Vende-vende, pasdite reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullima.

    Temperaturat në vise të ulëta 7C deri 16C, e në vise malore 3C deri 9C. Do të fryjë mesatare nga jugperëndimi 2-10m/s. Indeksi UV: 3. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme.

    14.04.2021 – Më ftohtë, kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu. Në mëngjes reshjet e shiut mund të përzien edhe me borë. Në vise kodrinoro-malore priten edhe reshje bore. Vonë në mbrëmje reshjet pushojnë. Temperaturat në vise të ulëta 2C deri 10C, e në vise malore -3C deri 2C. Era do të fryjë mesatare nga veriu dhe verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 2. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira. /PrishtinaWeather/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!