×
  • Lajme
  • Lajme

    Meshkujt kosovar më të prekur nga Coronavirusi sesa femrat

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 20:46

    Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti, ka publikuar disa të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.


    Këto të dhëna tregojnë numrin e të prekurve në baza gjinore.

    Sipas kësaj rezulton se meshkujt janë më shumë të prekur me Coronavirus.

    53 për qind prej tyre janë meshkuj, përkundër 47 për qind femra.

    Deri më tani gjithsej janë të prekur 126 persona, nga të cilët njëri ka vdekur, ndërsa 10 janë shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!