×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësimi nga klasa e parë deri në të pestën fillon të hënën, shkollat po bëjnë përgatitjet

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 10:59

    Mësimi në shkolla për ciklin fillor nga klasa e parë deri në të pestën pritet fillon të hënën më 12 prill.


    EO gjatë ditës së premte ka qenë në dy shkolla fillore në Prishtinë, “Faik Konica” e “Meto Bajraktari” për të parë sa janë gati për fillimin e këtij procesi dhe a janë bërë përgatitjet e duhura.

    Por në dy objektet shkollore askush nuk ka qenë prezentë për të na informuar lidhur me këtë çështje.

    Madje në oborrin e shkollës “Faik Konica” kanë duke u zhvilluar disa punime.

    EO ka provuar të kontaktojë edhe me drejtoreshën e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, por që ajo nuk ka qenë në dispozicion.

    Më pesë prill Qeveria ka marrë vendim që të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar (nga data 12 prill deri me 18 prill), dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare nga data (7 prill deri me datë 18 prill) që të organizojnë formën e mbajtjes së aktivitetit mësimor sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

    Përderisa institucionet parashkollore dhe fillore kanë vazhduar aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!