Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot është parë tek Pallati i Drejtësisë në Hajvali.
Arsyeja e prezencës së Kurtit mësohet të ketë qenë ftesa për intervistim nga prokurorët lidhur me kërcënimin që i është bërë në rrjetet sociale nga anëtari i Nismës Sociademokrate, Haxhi Hoti.
Kjo gjë u bë e ditur nga Berat Ganiqi i zyrës ligjore të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sot, së bashku me Kryetarin e Lëvizjes Albin Kurti ishim në Prokurorinë Themelore me ftesë të kësaj të fundit. Albin Kurti është ftuar për intervistim në lidhje me kërcënimin që i është bërë në rrjetet sociale nga Haxhi Hoti, anëtar i subjektit Nisma për Kosovën në fund të dhjetorit 2019”, tha ai.
https://www.facebook.com/bganiqi/posts/10162885740175324
Kujtojmë se Haxhi Hoti vazhdon të jetë në paraburgim, pas kërcënimit që i bëri Kurtit përmes rrjetit social Facebook. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.