×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësohet personi i dyshuar për coronavirus që pati kontakt me kryeministrin Kurti

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 13:23

    Kryeministri Albin Kurti ka pasur kontakt me një person i cili dyshohet se mund të jetë i infektuar me coronavirus, pasi një familjar i tij tanimë ka dalë pozitiv.


    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë të ditur se nuk ka dalë në zyrë pasi ka pasur kontakt me një person i cili po dyshohet se mund të jetë i infektuar me coronavirus. Me këtë rast, kryeministri është vetëizoluar, derisa të dalin rezultatet e analizave të personit të dyshuar për infektim.

    Gazeta Online Reporteri.net, mëson se personi i dyshuar për infektim është nga Gjilani, dhe vëlla i njërës prej rasteve që mbrëmë ka dalë pozitiv me virusin corona.

    Siç i kanë thënë Reporterit, vajza që ka dalë pozitiv e që është motra e zyrtarit të Ministrisë së Integrimve, me të cilin ka pasur kontakt kryeministri, ka marrë pjesë në një ditëlindje ku prezent kishte qenë në person i infetkaur. Nga ajo festë, më pas kanë rezultuar pozitiv edhe pesë persona të tjerë, duke përfshirë edhe motrën e zyrtarit me të cilin ka pasur kontakt kryeministri.

    Këtij zyrtari, sot i është marrë mostra për analizë, dhe pritet të dalë rezultati i cili do të konfirmojë nëse është i infektuar apo jo. Nëse rastësisht ai del pozitiv me coronavirus, atëherë edhe kryeministri duhet t’i nënshtrohet testit, tani për herë të dytë, pasi edhe në fillim të pandemisë ai dhe kabineti i tij ishin testuar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!