×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësohet shuma e parave që u grabiten dje në rrugën Prishtinë-Gjilan, 450 mijë euro

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 14:59

    Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

    Sic raportojnë mediat sot, në furgonin që po barte para, ditën e djeshme, në grabitjen e armatosur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, janë vjedhur rreth 450 mijë euro.

    Policia e Kosovës njoftoi se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave, ndërkaq, përderisa pritej që hetimet të vazhdonin nga Policia, më vonë gjatë ditës u gjet edhe vetura me të cilën dyshohet se ishte kryer sulmi.

    Vetura u gjet e djegur në fshatin Parallovë të Komunës së Artanës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!