Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar tashmë rinumërimin e 314 vendvotimeve, ndërsa sot ka filluar numërimin e votave me postë.
Deri më tash nga numërimi i këtyre votave pa përfshirë këtu votat me postë, me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para, Lidhja Demokratike e Kosovës e dyta dhe Partia Demokratike e Kosovës, e treta.
KQZ ka publikuar në web faqen e saj formularët e rezultateve për zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Në këtë web faqe janë formularët edhe pas rinumërimit të 314 vendvotimeve ku gjatë numërimit të votave Qendra e Numërimit dhe Rezultateve kishte gjetur gabime.
Më poshtë në këtë link mund të shihni sesi është votuar në qendrën tuaj të votimit dhe nga sa vota kanë marrë secili kandidat për deputet dhe subjektet politike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.