Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha të hënën se BE do të japë një përditësim mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Ne do të japim më shumë informacion të martën, por mund t’ju them se po bëhet përparim,” tha Michel në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin slloven Robert Golob në Lubjanë, përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, të martën.
“Ne mund të shohim se hapa të rëndësishëm përpara janë bërë kohët e fundit. Nesër dëshirojmë të kemi një deklaratë të përbashkët që do ta afrojë Ballkanin Perëndimor edhe më pranë Bashkimit Evropian,” shtoi ai.
Kosova është në mesin e një numri të vogël të vendeve në Evropë që është jashtë regjimit pa viza të BE-së.
Javën e kaluar, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së ranë dakord për t’i dhënë dritë jeshile bisedimeve të Presidencës së Këshillit Evropian me Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Michel shtoi se samiti do të ketë në agjendë krizat energjetike, luftën në Ukrainë dhe krizën e migracionit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.