×
  • Lajme
  • Lajme

    Miftaraj: E trishtë me pa VV-në duke vazhduar kapjen e institucioneve dhe shkeljen flagrante te ligjit

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 16:44

    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se Komisioni për Legjislacion e ka shkelur ligjin duke e votuar komisionin për Provimin e Jurisprudencës.


    Miftaraj nëpërmjet një postimi në Facebook tha se shkelja e ligjit është bërë qysh nga propozimi i kryetarit të Komisionit nga Ministria e Drejtësisë, e pastaj edhe miratimi i tij në qeveri.

    “Sot Komisioni per Legjislacion i Kuvendit te Kosoves ka votu komisionin per Provimin e Jurisprudences ne kundershtim te plote me Ligjin per Parandalimin e Konfliktit te Interesit dhe ne shkelje flagrante te nenit 18 pika 5 e Ligjit per Keshillin Gjyqesor te Kosoves”, tha ai.

    Postimi i plotë i tij:

    Sot Komisioni per Legjislacion i Kuvendit te Kosoves ka votu komisionin per Provimin e Jurisprudences ne kundershtim te plote me Ligjin per Parandalimin e Konfliktit te Interesit dhe ne shkelje flagrante te nenit 18 pika 5 e Ligjit per Keshillin Gjyqesor te Kosoves.

    Historiku:

    Ministria e Drejtesise e propozon Kryetarin e Komisionit ne kundershtim me ligj.

    Qeveria e miraton propozimin ne kundershtim me ligj.

    Komisioni per legjislacion sot e vazhdon kunderligjshmerine.

    Kuvendi ne ditet ne vazhdim do te votoj nese do te vazhdoj me shkelje te ligjit apo do ta ndal kete kunderligjshmeri

    E trishte me pa VV me vazhdu me kapjen e institucioneve dhe shkeljen flagrante te ligjit.  Ate qe e kane mbrojte me vite, po e shkelin ne pak dite.

    Kapja e shtetit vazhdon, keq qeverisja dhe sundimi i ligjit nuk jane prioritet i qeverise Kurti.

    Praktika e supermeneve me ritem te shpejte promovohet nga qeveria Kurti!

    Supermenet dhe lepujte po kthehen ne praktike nen qeverine Kurti.  5 dhe 6 pozita apo funksione ne te njejten kohe, tash eshte praktike e Qeverise Kurti. BRAVO!

    P.S. IKD flet me fakte! Faktet jane koke forta dhe ekspozojne keq kete kapje te shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!