Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel është sukses për Republikën e Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se BE dhe ShBA nuk duhet ta harrojnë kërcënimin për luftë nga Vuçiq një javë më parë.
“Anash patriotizmin, anash premtimet elektorale lidhur me dialogun, anash qëndrimet lidhur me dialogun ne te kaluarën nga partia ne pushtet, marrëveshja e arritur është sukses për Republikën e Kosovës.
Vuçiq nje jave me heret kerkonte lufte, sot iu kthye kërkesës per paqe! EU dhe USA duhet qe kete fakt mos ta harrojne dhe kalojne ne heshtje”, ka shkruar ai në Facebook.
I dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar se palët kanë arritur marrëveshje sa i përket bllokadës në veri.
Sipas marrëveshjes më 2 tetor do të hiqen bllokadat dhe Njësia Speciale e Kosovës, ndërsa do të vazhdojë masa e reciprocitetit për targat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.