×
  • Lajme
  • Lajme

    Miftaraj reagon ndaj deputetes së VV-së: Gjykata do te vendos nëse je e pafajshme

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 17:14

    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar ndaj deputetes të Vetëvendosjes, Jetmire Vrenezi, lidhur me raportimin për korrupsion te rasti i rrënimit të aneksit të ‘Abi Çarshi’.


    Miftaraj nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur se për deputeten Vrenezi, vetëm është raportuar rasti në fjalë se është e akuzuar për korrupsion.

    “Gjykata do te vendos nëse je e pafajshme, dhe nëse edhe kjo aktakuze hyn ne kuadër te aktakuzave politike dhe me porosi”, shkroi Miftaraj në Facebook.

    Postimi i plotë i Miftarajt:

    Deputete Jetmire Vrenezi!

    Vepra penale per te cilen te akuzon Prokuroria, hyn ne kuader te veprave penale te korrupsionit.

    As IKD e as BetimiperDrejtesi, spo te akuzon se je e korruptuar, vetem po RAPORTOJME, se je e akuzuar per korrupsion. Vepra penale e keqperdorimit te detyres zyrtare eshte NANA dhe BABA e veprave penale te korrupsionit.  Vepra penale e keqperdorimit te detyres zyrtare eshte vepra e pare ne kapitullin e veprave penale korruptive ne Kodin Penal te Kosoves.

    Gjykata do te vendos nese je e pafajshme, dhe nese edhe kjo aktakuze hyn ne kuader te aktakuzave politike dhe me porosi.

    Pafajesine kerko ne gjykate!  Rastin tend jemi duke e monitoru prej fillimi.  Personalisht, aktakuza ndaj teje me duket jo profesionale, por prape nuk jam UNE e as TI qe vendosim per pafajsine tende.  Eshte gjykata.

    E sa i perket perpjekjeve te kota tua dhe te sojit si Ju, per me u ba redaktor te shkrimeve ne IKD dhe BetimiperDrejtesi, kot e ke ti, sikurse e kane pasur kot edhe shume para teje.

    IKD dhe BetimiperDrejtesi kane pervoje te gjate me komandanta, me njerez te fuqishem nga politika ne 13 vitet e fundit,  ku jane mundu me na korigju, me na friku, me kercenu, me na sha, ofendu, e cka mos.  Thjeshte i kemi injoru.

    E nderuara deputete, fatin  e njejte do ta kesh edhe ti.

    Reagimi i deputetes së Vetëvendosjes:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!