Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet që sot të vendos nëse do të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit të qeverisë Kurti, apo jo. Por, mikrobiologu Lul Raka, për dallim nga IKSHPK, thotë se kjo seancë nuk duhet të mbahet.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë një përgjigje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike lidhur me atë nëse guxon të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit të qeverisë Kurti, shkaku i rrezikut nga përhapja e coronavirusit.
Në përgjigjen e këtij instituti nuk ndalohet mbajtja e kësaj seance. Por ndryshe mendon mikrobiologu Lul Raka, i cili përmes një reagimi në Twitter, thotë se edhe pse ai nuk është pyetur për këtë, mendimi i tij ëshët ‘Jo. Pikë’.
“Në Task-forcën e IKSHPK që ju ka pergjigjur Kuvendit nuk paska qenë asnjë mikrobiolog që punon në këtë shtëpi. Nuk po flas hiç për vete, por për kolegët e mi që punojnë natë e ditë në laborator e terren. Nejse. Mendimi im per mbledhje ( pa doreza, normalisht): është JO. Pikë”, ka shkruar Raka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.