×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka: Adem Jashari ka pi birra, s’ka pasë kurrgjë t’bëj me këta muxhahadinat

    Reporteri
    12 Prill 2021 | 21:51

    Gazetari Milaim Zeka ka komentuar debatin për Adem Jashari ku u diskutua se a kishte agjëruar apo jo muajin e Ramazanit.


    Ishte dje hoxha nga Drenasi, Osman Musliu, i cili mbrëmë në REPORTERI/INTERVISTA deklaroi se Adem Jashari nuk e kishte dhezur cigarën gjatë Ramazanit.

    Zeka sonte në Pressing të T7 duke reaguar ndaj kkësaj deklarate ka pohuar se ka xhirime ku shihet Adem Jashari duke pirë birra.

    “Natën e Ramazanit u hap debat banal a ka agjëru a s’ka agjëru Adem Jashari, a e pranoi cigaren a se pranoi Adem Jashari. Merre me mend çfarë budallakish ka ky vend. Tash unë me ju thënë që e kam në xhirime Adem Jasharin t’u pi birra, Adem Jashari ka pi birra. S’ka pasë fare të bëjë me këta ekstremistat, muxhahadinat. Adem Jashari ka qenë shqiptar, Kristal shqiptar ka qenë”, tha Zeka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!