×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka godet Donika Gërvallën: Ajo në rrethin e saj të bashkëpunëtorëve të ngushtë ka njerëz të UBD-ës

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 17:51

    Gazetari Milazim Zeka ka thënë se kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla në rrethin e ngushtë të bashkëpunëtorëve ka njerëz të UDB-ës serbe.


    “Donika Gërvalla në mesin e stafit ka të afërm me UDB-an dhe me ish-ushtrinë Jugosllave dhe nuk i vjen turp që të punojë  me ta. Kjo rren.”

    Më tutje ai i ka përmendur tri gabimet që i ka bërë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

    Zeka u shpreh se përmendja e gjenocidit të Gjermanisë ndaj Serbisë, përmendja e çlirimit të Kosovës me 14 shkurt 2021 dhe se Jusuf Gërvalla është vrarë në tokën e huaj janë tri gabimet kryesore të Gërvallës.

    “Nuk doja t’i përmendja hatri i Jusufit, por, ajo çfarë më ka shokuar janë se ka përdorur emrin gjenocid, që Gjermania ka bërë gjenocid ndaj Serbisë. Nuk shkruan askund që Gjermania ka bërë gjenocid ndaj Serbisë. Ajo ka thënë jemi çlirimtar kur të gjithë e dinë që ne jemi çliruar në 1999.  Ajo tha që babi im është vrarë në tokë të huaj e që Gjermani nuk ishte tokë e huaj për të sepse i ishte pranuar azili politik. Këto janë tri gabimet e mëdha që i ka bërë Donika Gërvalla”, tha ai në T7.

    “Donika Gërvalla mendoj që nuk është duke u sjell si Ministre e Punëve të Jashtme”, shtoi Zeka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!