×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka nuk lë gjë pa i thënë Tomë Gashit pasi ai ofendoi Tërmkollin: Rrugaç, drogaxhi, psikopat…

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 18:45

    Milaim Zeka e ka sharë sërish avokatin Tomë Gashin, pas zhvillimeve të mbrëmshme në debatin mes Gashit e Melihate Tërmkollit. Zeka e quan avokatin “të sëmurë mental, psikopat, e përdorues droge”.


    Ish-deputeti Milaim Zeka e ka lëvduar kreun e LDK’së, Isa Mustafën që i doli në mbrojtje anëtares së partisë, Melihate Tërmkollit, pasi atë e ofendoi avokati Tomë Gashi gjatë një debati.

    Zeka thotë se ai i ka kërkuar kreut të PDK’së të dalë publikisht dhe ta demantojë avokatin Gashi në lidhje me disa deklarata që i ka bërë ndaj tij.

    Ish-deputeti thotë se vazhdimisht ofendohet nga avokati Tomë Gashi, në emër të Kadri Veselit, e kreu i PDK’së asnjëherë s’i ka reaguar.

    Ndryshe, mbrëmë gjatë një debati televiziv, avokati Gashi e ka ofenduar zyrtaren e LDK’së, duke e quajtur “zoti Tërmkolli”.

    Shkrimi i plotë i Zekës:

    Kadri Veseli, si Kryetar i PDK-se, po edhe si njeri, duhet me marre shembull dhe mesim nga Isa Mustafa, Kryetar i LDK te Kosoves. Shiko se si e mbron njeriun e vet, Melihate Termkolli, nga akuzat e nje te semuri mental, nje rrugaçi qenefagji, i cili, nga dallga e mallit per agatellekun ndaje Serbise, i mush hundet kokaine dhe shane e ofendon kush i del perpara.

    Ka dy vite, qe ky psikopat, me fyen dhe me ofendon ne emrin e Kadri Veselit. Ka dy vite qe Kadri Veseli, ne prezencen edhe te Presidentit Thaçi, edhe te Sami Lushtakut, me ka premtuar se do ta demantoje kete krijese meskine, po akoma nuk e ka bere nje gje te tille.

    Isa Mustafa, bashke me LDK-ne, kane mbrojtur edhe Haki Rugoven. Keta ”heronjet e luftes” nuk i kane mbrojtur jo shoket, po as familjeret e tyre nga 1 milion padrejtesi. Keta kane ndjekur parimin: A me sulmon mu? Jo! Vazhdo pra. Dhe keshtu duke vazhduar, kane rene vet ne humneren e poshtersive.

    Çudia e shekullit eshte se si Oda e Avokateve eshte duke heshtur?!!!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!