×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka tregon historinë se si tentuan ta vrisnin për të ia lënë fajin Gani Gecit

    Reporteri
    13 Janar 2021 | 23:28

    Gazetari Milaim Zeka ka treguar se si në vitin 2012 ishte përgatitur një atentat ndaj tij, duke tentuar që t’ia lënë fajin Gani Gecit.


    Zeka thotë se skenari i këtij atentati ka qenë që revolen me të cilin do ta vranin Milaim Zekën ta vendosnin në veturën e Gani Gecit.

    “Në dhjetorin e vitit 2012, ka qenë i përgatitur një atentat ndaj meje. Skenari ka qenë me vu revolen në makinën e Gani Gecit, edhe me u hap lajmi që gjoja Gani Geci e ka vra Milaim Zeken, për shkak që Milaim Zeka e ka vra Ahmet Krasniqin. Ne kemi bisedu pas një kohe shumë të gjatë me Ganin”, thotë Zeka në Kanal 10.

    Ai madje thotë se i urren armët dhe se nuk i ka përdorur kurrë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!