×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka tregon për punën në RTK: Kam kontratë, po veç shkoj pi kafe në mëngjes e dal

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 9:14

    Gazetari Milaim Zeka ka treguar se ka kontratë aktive në Radio Televizionin e Kosovës, por se i mungojnë kushtet për punë.

    Zeka thotë se çdo mëngjes shkon në punë e pi një kafe dhe largohet, pasi nuk ka vend për tu ulur.

    Sipas Zekës, menaxhmenti ka futur njerëz të rinj në punë duke i lënë punëtorët e tjerë pa karrige e kompjuter.

    “Unë e kam kontratën e punës në RTK, unë shkojë çdo ditë në punë pi kafe dhe dal a din pse, sepse unë nuk kam as karrige as nuk kam kompjuter thjesht nuk kam vend ku të ulem. Kanë pru njerëz të rinj e na kanë lanë neve pa karriga”, tha Zeka në kanal 10.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!