×
  • Lajme
  • Lajme

    Milan Radojqiq lajmërohet nga një kodër në Kosovë: Kam ardhur, nuk do të kthehem më

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 23:01

    Milan Radojçiq, që është në kërkim si i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, është lajmëruar nga veriu i Kosovës.

    Nënkryetari i Listës Serbe përmes një videomesazhi i ka njoftuar serbët e Kosovës se është kthyer, madje thotë se nuk do të zmbrapset.

    “Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb po fillon tani. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, vetëm më lejoni t’u them, dhe atyre të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia”, tha Radojçiq nga Leposaviqi. /klankosova/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!