×
  • Lajme
  • Lajme

    Mimoza Kusari i përgjigjet Blerta Deliut: Në rajonin e Drenicës ka më së shumti dhunime, s’e votuat ligjin për personat e dhunuar

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 12:13

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila i është kundërpërgjigjur deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, e cila në Kuvend deklaroi se anëtarët e LVV-së në vazhdimësi kanë nxitur përdorim të dhunës.

    Deliu në fjalimin e saj në Kuvend tha se është keqinterpretuar deklarata e saj për rastin “Kumanova”, duke fajësuar kështu anëtarët e LVV-së.

    E pas deklaratës se Deliut, reagoi Kusari- Lila e cila tha se ka pritur një mohim nga deputetja, e jo të bëjë sërish sulme.

    “Nuk është hera e parë që zonja Deliu sulmon luftën, ajo vjen nga rajoni i Drenicës, përderisa këtu në Kuvend ka votuar kundër ligjit për personat e dhunuar. Numri më i madh i personave të dhunuar është në rajonin e Drenicës dhe Dukagjinit, ajo gjithashtu ka votuar për Gjykatën Speciale, përkundër faktit se sot këtu ngritët gishti dhe akuzohen të tjerët. Unë prita një mohim tjetër nga ajo, nuk e mohoi se motra e saj punon në prokurim të Kuvendit, nuk e mohoi as se vëllai i saj punon në zyre të prokurimit të RTK-së. Në emër të luftës keni abuzuar”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!