×
  • Lajme
  • Lajme

    Mimoza Kusari reagon për vdekjen tragjike të dy fëmijëve në Gjakovë

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 15:16

    Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj ngjarjes tragjike që ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy fëmijë vdiqën, si pasojë e zjarrit që kishte kapluar shtëpinë.


    Lila-Kusari përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjen e viktimave.

    “Në këtë ditë të rëndë për gjithë në Komunën e Gjakovës e në veçanti për familjen Sadrija, shprehë ngushëllimet e mia të sinqerta familjes Sadrija dhe gjithë banorëve të fshatit Ujz me rastin e humbjes së dy jetëve të reja.”

    Ajo u ka bërë thirrje organeve kompetente të merren me rastin.

    “Bëj thirrje që me këtë rast të merren të gjitha ekipet relevante dhe sa më parë të ndriqohen rrethanat që dërguan në rastin tragjik. Dy fëmijët e ndjerë u prehshin në paqe dhe qofshin viktimat e fundit të tragjedisë së kësaj natyre ”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Ndryshe, disa orë më parë janë nxjerrë dy trupat e pajetë të fëmijëve që humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu shtëpinë e tyre në fshati Ujz të Gjakovës.

     

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Nusret Gjurkaj, ka bërë të ditur për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në mëngjes.

    “Datë 08.09.2021 reth ores 09:05 policia Rajonale në Gjakovë ka pranuarnjoftim se në fshatin Ujz, KK. Gjakovë një objekt është perfshire nga zjarri. Patrulla policore se bashku me ekipen e zjarrëfikesve kane arritur ne vendngjarje. Dyshohet qe brenda objektit qe ishte i perfshir nga zjarri kane mbetur dy persona te mitur, ekipet e Zjarrefiksve jane duke bere perpjekje ta lokalizojne zjarrin dhe sipas zjarrefikesave dyshohet se brenda gjinden dy persona te karbonizuar( djegur)”, tha Gjurkaj për Reporterin.

    Ndërkohë Policia ka bërë të ditur se në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e zjarrit, është edhe prindi i njërit prej viktimave, ndërsa tre familjarë tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta trupore.

    Hetimet po vijojnë për zbulimin e shkaqeve të zjarrit, teksa deri më tani nuk dihet asgjë për mënyrën se si ndodhi zjarri që la dy të vdekur e tre të lënduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!