×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrat e Jashtëm të BE’së sot vendosin për dhënien e statusit të vendit kandidat të Bosnje-Hercegovinës

    Reporteri
    13 Dhjetor 2022 | 10:25
    Bosnje-Hercegovina pritet të merr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian

    Kërkesa e Bosnje-Hercegovinës për t’u bërë vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të jetë këtë të marte në agjendën e mbledhjes së Ministrave të Jasthëm të BE-së, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Po qe je se jepet “drita jeshile”, vendimi i ministrave do të konfirmohej, ndonëse të hënën nga deklarimet e ministrave nuk mund të thuhej me siguri se është vendosur krejtësisht.

    Të hënën portali evropian “Euractiv” raportoi se kanë mësuar se këtë javë Bosnje-Hercegovina do të merr përfundimisht statusin e vendit kandidat për BE.

    Bosnje-Hercegovina ka aplikuar për anëtarësim në vitin 2016 ndërsa Komisioni Evropian pati rekomanduar që shtetet anëtare të BE-së t’i japin asaj këtë status, por me një listë prej tetë kushtesh që vendi do të duhej të përmbushte në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!