×
  • Lajme
  • Lajme / Përplasje

    “Ministre e vetingut të dështuar”, “Dorëhiquni”, si u përplas Hykmete Bajrami e LDK-së me Albulena Haxhiun

    Reporteri
    01 Qershor 2024 | 12:10

    Dështimi i përpjekjes për shpërndarjen e Kuvendit, iniciativë kjo që nuk mori përkrahje as nga LDK e as nga AAK, përplasi dje partinë në pushtet me partinë e Lumir Abdixhikut, konkretisht ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe deputeten Hykmete Bajrami.

    E gjitha nisi pasi që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ironizoi me opozitën ku publikoi një video, ndërsa shkruajti se për më shumë se tri vjet opozita ka kërkuar zgjedhje dhe sipas saj kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se janë të gatshëm për zgjedhje, opozita “kishte ngurruar”.

    “Për më shumë se 3 vjet opozita thoshte zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje. Pastaj, ditë më parë doli Kryeministri dhe u tha jemi të gatshëm për zgjedhje. Pastaj po e dini të gjithë çka ndodhi…”, ka thënë Haxhiu.

    Kjo bëri që ministres së Drejtësisë, t’i reagoi deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo video vjen pasi dështoi përpjekja e Kurtit për të instrumentalizuar opozitën.

    Bajrami më tej e quan Haxhiun si ministre e skandaleve me djegien e Institutit të Mjekësisë Ligjore, dhe ministre të dështimit të Vetingut, që shton tutje ka nisur përsëri fushatën me video kundër opozitës, shkruan Reporteri.net.

    Bajrami ka listuar një numër të madh çështjesh për të cilat thotë se Qeveria Kurti ka dështuar.

    “Pranoni që keni dështu sepse tashmë kjo është fakt.Dorëhiquni!”, ka shkruar Bajrami.

    Postimi i saj i plotë:

    Prapë me video?

    Prapë për të gjithë?

    Edhe për ata me të cilët darkuat?

    Pasi i dështoi nisma shefit të saj për ta instrumentalizuar tërë opozitën, Albulena Haxhiu e skandaleve me djegien e Instititutit të Mjekësisë Ligjore, minstrja e vetingut të dështuar sërish e paska nis fushatë me video kundër opozitës.

    Albulena Haxhiu në pamundësi të shkruajë e flasë për ndonjë sukses të Qeverisë, ajo prodhon video pasi i dështoi partia të çojë vendin në zgjedhje duke u viktimizuar.

     Prodhimi i videove nuk ju largon premtimet që keni dhënë dhe dështimet që keni shënuar. Që keni dështuar prej ndërtimit të çerdheve e deri te mashtrimet për përfundimet e projekteve nacionale si rruga për Podujevë, Mitrovicë e Gjilan.

    Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që i keni mashtru pensionistët, veteranët dhe invalidët e luftës.

     Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni mashtru se nuk bisedoni me Vucicin pa kërku falje Serbia.

    Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni nënshkru 240 milionë euro kontrata njëburimore me korrupsion.

     Prodhimi i videove nuk ju largon nga keqpërdorimi i rezervave shtetërore.

     Prodhimi i videove nuk ju amniston nga mafia energjetike e ambasadorit Martin Berishaj.

    Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që e keni pranu Zajednicën.

     Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që i keni mashtru banorët e Deçanit se nuk zbatoni vendimin për Manastirin e Deçanit.

     Prodhimi i videove nuk ju amniston nga dështimi për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

    Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni dështuar të sjellni njohje të Shtetit të Kosovës. Zero njohje për tri vjet e gjysëm.

    Me mashtrime, me gënjeshtra, me propagandë e keni marrë pushtetin. Mirëpo, qytetarët po kërkojnë llogari dhe projekte, e premtimet që i keni dhënë.

    Pranoni që keni dështu sepse tashmë kjo është fakt.

    Dorëhiquni!

    Kujtojmë se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një konferencë për media të mërkurën teksa ka njoftuar për dështimin e iniciativës për të shpërndarë Kuvendin dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, tha se është i habitur me “mosgatishmërinë e partive opozitare”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!