Pavarësisht se ka vendosur të jetojë në një lagje luksoze dhe të mbyllur, “Marigona Hill”, ministri Liburn Aliu ka thënë se këto lagje janë të dëmshme për shoqërinë.
Megjithëse tha se “Marigon Hill” nuk është lagje e mbyllur.
Aliu ka sqaruar edhe anën ligjore se si funksionojnë këto lagje dhe diskutimet që janë bërë në kohën kur ai ishte drejtor në Komunën e Prishtinës.
“Më tepër se 40 % e hapësirës së këtyre e lagjeve, në këtë rast ‘Marigona Hill’, ka me qenë pronë publike”, tha në emisionin “Kallxo Përnime” ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Ai ka thënë se “Marigona Hill” nuk do të jetë lagje e mbyllur dhe do të ketë pronë publike.
Ministri shtoi se banesën në këtë lagje do ta paguajë më kredi familjare dhe dëmshpërblimin si i burgosur politik. /kallxo.com/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.