Ministri Aliu tregon arsyet e vonesës së programit qeverisës

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka treguar se pse duhej aq shumë kohë për finalizimin e programit nga Qeveria.


Aliu mhotë se programi u bë në kohë, derisa e veçon atë nga programet e qeverive të kaluar.

“Në mendje i kishim qeveritë e kaluara që s’kanë pasur realisht program por kanë pasur vetëm vazhdimësi të projekteve të njëjta të cilat kanë qenë zakonisht projekte ad-hoc.”

“Për të pasur tamam program të mirëfilltë qeverisës është e pamundur që idetë tua që i ke t’i vendosësh në letër pa i ballafaquar me realitetin që ekziston brenda ministrive.”

“Vendosja e një programi të ri që është krejtësisht ndryshe nga programet e mëhershme qeverisëse merr kohë pak më tepër. Është realizuar brenda kohës, bile kemi pasur presion që ta bëjmë sa më shpejt. Janë vendosur binarë të mirë të rrugëtimit të punës në secilën ministri”, tha Aliu në Klan Kosova.