Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që vjen nga Vetëvendosje, e ka pranuar raportimet se ka punësuar vëllain e Fitim Ukës, deputetit të VV’së si këshilltar.
Ministri Vitia e ka pranuar sot në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, derisa është pyetur nga deputetë për punësimin e Sami Ukës si këshilltar i tij.
Vitia e ka pranuar këtë dhe ka treguar se ka emëruar si këshilltar të tij me të marrë postin e ministrit.
Sami Uka, nuk mban vetëm këtë pozitë, ai është edhe mjek familjar dhe mban pozitën e Kryeshefit në QKMF’së në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.
Po ashtu Vitia është pyetur nga Komisioni për Shëndetësi për programin e munguar qeveritar.