Nuk është fort e zakonshme që ta shohim dikë që mbanë post ministror, duke pritur në çfarëdo radhe, pa i përdorur privilegjet e të qenurit person i rëndësishëm.
Por, një shembull thjeshtësie sot është parë ta jap Ministri i Financave, Besnik Bislimi.
Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka siguruar një fotografi në të cilën Bislimi pritet duke pritur në radhë për të blerë pitalka për iftar, në një nga furrat e kryeqytetit.
Në foto Ministri i Financave shihet që respekton edhe distancën, tashmë e obliguar për tu mbajtur si masë parandalimi për përhapjen e pandemisë, por jo edhe mbajtjen e dorëzave apo maskës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.