Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka shkruar në lidhje me paratë e grumbullura nga donacionet e mërgimtarëve për t’i ndihmuar Kosovës në luftimin e coronavirusit.
Bislimi ka thënë se deri më tani në llogarinë e Qeverisë janë derdhur 391.886 euro, shkruan Reporteri,net.
Ndryshe, Bislimi ka theksuar edhe vendet nga të cilat kanë dhënë më shumë para qytetarët por duke mos e harruar edhe Kosovën, ku edhe qytetarët që jetojnë në Kosovë kanë dhuruar rreth 22 mijë euro.
“Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19: Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 391.886 Euro. Donacione nga Zvicra janë 206.000 euro; nga Gjermania 92.000; nga Kosova 22.000 Euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika.
Shumë faleminderit secilit prej jush”, ka shkruar Bislimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.