×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Bislimi nënshkruan marrëveshje me Komisionin Evropian rreth COVID 19

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 13:08

    Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka nënshkruar Marrëveshjen e Prokurimit të Përbashkët për Prokurimin e Kundërmasave Mjekësore për COVID-19 me Komisionin Evropian.


    Përmes një njoftimi për media nga kjo ministri, theksohet se kjo e bën Kosovën shtet pjesëmarrës me aktivitetet e prokurimit publik të udhëhequra nga Komisioni Evropian.

    “Nga kjo marrëveshje Kosova përfiton në procedurat e prokurimit, meqë sigurimi i produkteve si kundërmasa ndaj COVID-19 mund të sigurohet edhe jashtë tregut të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!