Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi bashkë me kreun e Nismës, Fatmir Limaj kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Bytyqi ka thënë se ka uruar myftiun Tërnava dhe të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë të shenjtë.
Ai veçanërisht ka uruar të gjithë ata që kanë agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit, me shpresën që tu jetë pranuar agjërimi, shkruan Reporteri.net.
Postimi i plotë i ministrit Bytyqi:
Bashkë me kryetarin Limaj, deputetin Shala dhe ministrat Reçica e Shala vizituam Bashkësinë Islame të Kosovës për nder të Festës se Fitër Bajramit.
Myftiun Ternava dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij i uruam për këtë festë të shenjtë për të gjithë besimtarët islamë.
Festa e Fitër Bajramit është festë e mirëkuptimit dhe solidaritetit dhe uroj që në secilën familje të ketë sa më shumë mirëqenie, paqe e harmoni.
Urime veçanërisht të gjithë atyre të cilët agjëruan në muajin e shenjtë të Ramazanit duke u lutur që t’u jetë pranuar agjërim
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.